Komisioni vlerësoi se bashkimi nuk do të dëmtojë konkurrencën në prodhimin e filmave, pasi në treg vazhdojnë të veprojnë studio të mëdha si “Disney”, “NBC Universal”, “Sony”, “Amazon MGM”, A24, “Lionsgate” dhe studio evropiane.

Megjithatë, Brukseli konstatoi se bashkimi mund të krijonte një fuqi dominuese në tregun e shpërndarjes së filmave në kinema.

Aktualisht, “Paramount” i shpërndan filmat përmes sipërmarrjes së përbashkët “United International Pictures” (UIP), së bashku me “Universal Pictures”.

Sipas Komisionit, nëse edhe filmat e “Warner” do të shpërndaheshin përmes UIP, operatorët e kinemave mund të përballeshin me kushte më të pafavorshme, për marrjen me qira dhe shpërndarjen e filmave, gjë që do të dëmtonte edhe konsumatorët.

Për këtë arsye, “Paramount” është angazhuar që filmat e kompanisë së bashkuar, të mos shpërndahen së bashku me ata të “Universal” ose “Disney”, duke adresuar shqetësimet e Komisionit Evropian.