Projekti synon stabilizimin dhe konservimin e këtyre monumenteve, duke garantuar ruajtjen e vlerave historike dhe arkeologjike të parkut. Njëkohësisht, ndërhyrjet pritet të përmirësojnë menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Bylis/Klos dhe të ofrojnë një përvojë më cilësore për vizitorët.

Bylisi dhe Klosi janë ndër qendrat më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, që dëshmojnë historinë dhe zhvillimin e qytetërimeve antike në vend, ndërsa investimi i ri synon t’i mbrojë këto monumente si dhe t’i bëjë me te aksesueshme për publikun.

Projekti realizohet në kuadër të nismës “EU for Economic Development – Tourism-led Local Economic Development”, financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe AICS, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.