Ura e Tamarës gjendet në Malësinë e Madhe, Shkodër. Fotografia i përket vitit 1967. Ura ngrihet mbi lumin Cem, është e ndërtuar me gurë dhe ka vlera të rëndësishme historike e arkitektonike. Ura mban emrin e një gruaje, Tamara, që sipas gojëdhënave lidhet me familjen e Pashait të Shkodrës.
Kjo urë është vepër arkitekturore e shek. XVIII e cila lidh Shkodrën me viset e malësisë. Ura e Tamarës ka statusin Monument Kulture, Kategoria I, shpallur në vitin 1984.





