Në Unazën e Madhe të Tiranës vijon puna me ritme të larta, me synim finalizimin e të gjithë kësaj vepre brenda fundit të këtij viti.

Aktualisht në Lotin e parë të kësaj vepre është realizuar mbi 52 % e punimeve, si dhe në kantierin e quajtur “Urat mbi lumin e Tiranës” është realizuar 70.3 % e investimit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.

Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.

Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve.