Kievi ka vendosur të fillojë bisedimet me Uashingtonin në ditët në vijim për të marrë garancitë e sigurisë që do të ishin në fuqi përderisa pranimi i tij i planifikuar në NATO po mbetet pezull, deklaroi kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Andriy Yermak tha në Telegram se qëllimi i bisedimeve ishte marrja e angazhimeve konkrete dhe afatgjata nga SHBA për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën kundër Rusisë dhe për të parandaluar agresionin e ardhshëm nga Moska. G7-a kishte premtuar mbrojtje afatgjatë ndaj Ukrainës në samitin e NATO-s në Vilnius. Yermak tha se bisedimet me SHBA do të silleshin rreth marrjes së angazhimeve dypalëshe të sigurisë për Ukrainën ndërsa vendi pret të bashkohet me NATO-n, duke shtuar se ky do të ishte vetëm hapi i parë. Ai tha se bisedimet duhet të përfshijnë mbështetjen dhe financimin e mbrojtjes si dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. ”Ukraina po punon gjithashtu për marrëveshje dypalëshe me aleatët e tjerë të saj”, tha ai. Shefi i zyrës së Zelensky konfirmoi gjithashtu se një samit i përfaqësuesve ndërkombëtarë në Arabinë Saudite do të zhvillohet javën e ardhshme. Takimi do të fokusohet në zbatimin e “formulës së paqes” të Zelenskit për një zgjidhje të konfliktit. Thelbi i formulës është kërkesa për tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina. Rusia nuk është e përfshirë në dhënien e garancive të sigurisë dhe as në takimin në Arabinë Saudite. ”Wall Street Journal” ka raportuar se Arabia Saudite do të presë bisedimet e paqes me përfaqësues nga 30 vende në Xhedah, më 5 dhe 6 gusht. atsh
Ukraina i bën presion SHBA, për garanci sigurie
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on