Markimi dhe shënjimi i shtigjeve vijon të jetë një nga përparësitë kryesore për Administratën e Zonave të Mbrojtura Elbasan. Ditët e fundit specialistët e ADZM Elbasan bënë të mundur markimin dhe shënjimin e shtegut, i cili të çon në Monumentin e Natyrës “Shpella e Plakës”, e cila ndodhet 10 km larg Librazhdit. Ky markim i shtigjeve u vjen në ndihmë turistëve vendas e të huaj që zgjedhin të vizitojnë atraksionet turistike të Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”. Krahas markimit dhe shënjimit, u realizua edhe përmirësimi i shtigjeve, duke u pastruar nga gurët e degët në mënyrë që të jenë më të aksesueshëm. Specialistët këshillojnë se shkalla e vështirësisë konsiderohet mesatare, por duhet që të pasionuarit pas ngjitjeve në mal duhet të pajisen me veshje dhe këpucë të përshtatshme për terrenin. “Shpella e Plakës” sipas banorëve mban të ruajtura të fshehtat dhe misteret e saj prej mijëra vitesh dhe ende sot e kësaj dite qarkullojnë legjenda nga më të ndryshme rreth saj. Vitet e fundit me hapjen e këtij shtegu kjo shpellë është vizituar nga një numër i lartë vizitorësh. Parku Kombëtar Shebenik–Jabllanicë shtrihet në verilindje të vendit tonë dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, kullotat, tokat bujqësore etj. Në këtë park turistët kanë mundësi të vizitojnë liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë-Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera. atsh
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on