Lungomare 3 në Radhimë konsiderohet një investim strategjik që zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës.
Falë këtij investimi është përmirësuar infrastruktura bregdetare duke krijuar hapësira publike moderne që rrisin potencialin turistik të vijës bregdetare në jug të vendit.
Lungomare 3 mundëson një frymëmarrje të re për Vlorën. Ky investim strategjik ka zgjeruar hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe ka krijuar kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.





