Shqipëria, ndër destinacionet më të përballueshme në Evropë
E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit për pjesën më të madhe të shekullit XX, Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë një nga destinacionet më pak të njohura të Evropës.
Sot, vendi është i hapur ndaj vizitorëve të huaj dhe pritet që numri i turistëve të vijë duke u rritur.
Vija e saj bregdetare, e njohur si Riviera Shqiptare, karakterizohet nga plazhe tërheqëse dhe ujëra të kaltër.
Edhe në zonat më të frekuentuara turistike, si Dhërmiu dhe Ksamili, numri i vizitorëve ndërkombëtarë mbetet relativisht i kufizuar, krahasuar me destinacione të tjera të njohura evropiane.
Për këtë arsye, kostot e akomodimit, ushqimit dhe transportit mbeten relativisht të përballueshme.
Në zonat e brendshme të vendit, vizitorët mund të zbulojnë male të larta, qytete historike me kala, rrënoja kështjellash dhe gjurmë të qytetërimeve të lashta greke e romake.
Kjo larmi e bën Shqipërinë një destinacion të përshtatshëm për kategori të ndryshme turistësh, nga ata që interesohen për historinë dhe trashëgiminë kulturore, te adhuruesit e aventurës dhe pushimeve bregdetare.
Kryeqyteti, Tirana, me jetën e tij dinamike, përbën një pikënisje të përshtatshme për të eksploruar pjesën tjetër të vendit.
Gjithashtu, ai renditet ndër qytetet evropiane ku konsumimi i ushqimit në restorante mund të përballohet me kosto relativisht të ulëta.





