Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUkraina dhe Rusia konfirmojnë rrëzimin e dronëve të njëra-tjetrës

Ukraina dhe Rusia konfirmojnë rrëzimin e dronëve të njëra-tjetrës

Ukraina dhe Rusia thanë se kishin shkatërruar dronët e njëra-tjetrës, me Ukrainën që raportoi se janë rrëzuar 15 dronë ”Shahed”, të prodhuar nga Irani, që Rusia i lëshoi gjatë natës, ndërkohë që Moska tha se kishte shkatërruar gjashtë avionë ukrainas. Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan sot për shkatërrimin e dronëve rusë duke shtuar se u shkatërruan edhe shtatë dronë rusë zbulimi. Nuk ka informacione për dëme apo viktima. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se kishte shkatërruar gjashtë dronë ukrainas në një sulm në zonën Kaluga, rreth 190 kilometra në jugperëndim të Moskës. Sipas raporteve zyrtare, nuk pati viktima apo dëme, por kjo shpesh nuk është e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur. Ndërkohë në Uashington, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha dje se sulmet e Rusisë në portet e Ukrainës me magazina gruri janë ndoshta sulme të synuara për të rritur çmimet e ushqimeve. ”Duke mbajtur grurin ukrainas jashtë tregut botëror, Rusia mund të shpresojë të përfitojë nga çmimet më të larta”, tha ISW. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ