Në një postim në Truth Social, Trump tha se administrata e tij synon të mbështesë zhvillimin e inteligjencës artificiale, ndërsa njëkohësisht do të monitorojë përdorimin e saj dhe do të ndërhyjë ndaj aktiviteteve të paligjshme.

Trump bëri të ditur gjithashtu se së shpejti do të emërohet një drejtues i saj, i quajtur AI car, i cili do të drejtojë nismën e re.

Sipas Trump, inteligjenca artificiale mund të bëhet një nga transformimet më të mëdha ekonomike në historinë e SHBA-së dhe vendi duhet të ruajë avantazhin ndaj Kinës.

Megjithatë, ende nuk janë bërë të qarta struktura, kompetencat, buxheti apo statusi institucional i kësaj Force për Inteligjencën Artificial