Qendra e Shkencave Shëndetësore e Universitetit të Teksasit në San Antonio dhe Universiteti i Utahut kanë identifikuar mekanizmin biologjik përmes të cilit një dietë e pasur me kolesterol e bën organizmin më pak efikas në eliminimin e kolesterolit të keq në gjak, të ashtuquajturin LDL.

Studiuesit arritën të tregojnë dhe të zbulojnë procesin që ul numrin e receptorëve të aftë të kapin kolesterolin dhe ta fusin atë brenda qelizës për t’u metabolizuar.

Natyrisht, sa më i madh të jetë numri i këtyre receptorëve, aq më shumë kolesterol mund të hiqet nga gjaku.

Ky mekanizëm biologjik është i ndryshëm nga ai që aktivizohet nga barnat që përdoren aktualisht për uljen e kolesterolit.