Reagimi i presidentit amerikan vjen pas paralajmërimeve të kompanive të mëdha të teknologjisë, përfshirë OpenAI dhe Anthropic, të cilat kanë shprehur shqetësime për ritmin shumë të shpejtë të zhvillimit të IA-së dhe rrezikun që sistemet e ardhshme të bëhen më të vështira për t’u kontrolluar nga njerëzit.

Drejtuesi i Anthropic, Dario Amodei, ka paralajmëruar se pa masa sigurie dhe një ngadalësim të ritmit të zhvillimit, brenda 6 deri në 12 muaj IA mund të jetë në gjendje të drejtojë një grup agjentësh që do të mund të marrin kontrollin e një pjese të madhe të internetit.

Trump, megjithatë, argumenton se frenimi i zhvillimit të IA-së mund të dëmtojë avantazhin amerikan në konkurrencën strategjike me Kinën.

Ai është shprehur i hapur për masa mbrojtëse, por kundërshton një ngadalësim të përgjithshëm të teknologjisë.