Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve bëri të ditur se vaksinimi ka përfshirë gjedhë, të imta dhe njëthundrakë dhe është kryer në zbatim të “Programit të Kontrollit të Sëmundjes së Plasjes”, të hartuar çdo vit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Plasja është një sëmundje zoonotike që mund të transmetohet nga kafshët e infektuara te njerëzit, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët ose me produktet me origjinë shtazore të kontaminuara.
Për shkak të rrezikut që paraqet për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve, antraksi është sëmundje detyrimisht e lajmërueshme pranë Shërbimit Veterinar dhe çdo rast i dyshuar kërkon reagim të menjëhershëm.
Sipas AKVMB-së, vaksinimi i kafshëve përbën një nga masat kryesore për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së sëmundjes në fermat blegtorale.





