Thursday, April 10, 2025
HomeMJEDISTri urat e Zerzebilit, monumente kulture në Gjirokastër

Tri urat e Zerzebilit, monumente kulture në Gjirokastër

 Tri urat e vogla mbi përroin e “Zerzebilit”, Gjirokastër, janë monumente kulture,  Kategoria I dhe shumë interesante për t’u vizituar. DRTK Gjirokastër mori masat që urat të jenë të lira nga vegjetacioni për të mikpritur vizitorë vendas e të huaj.

Ura pranë shkëmbit është e ndërtuar me gurë gëlqerorë të rregullt të lidhur me llaç gëlqere, me një hark guri në mes, parapet me mur guri gëlqeror të lidhur me llaç gëlqere, e shtruar me kalldrëm me gurë të zinj dhe të bardhë, përkatësisht nga dy radhë dhe është relativisht në gjendje të mirë.

Ura në pjesën e sipërme ka një ndërhyrje të mëvonshme ku duket prania e një trau.

Ura në Dunavat është e transformuar tërësisht. Aty ka ndërhyrje me beton dhe ekzistojnë vetëm shpatullat e urës.

Ndërsa ura e mesit është e ndërtuar me gurë të zinj, me një hark guri në mes dhe përdoret nga kalimtarët dhe në ditët e sotme vjen mjaft e dëmtuar. Ura është e rënë në një gjatësi 2,5 m dhe gjerësi 2m.

Urat në qytetin e Gjirokastrës janë ndërtuar për të lidhur dy lagje të saj. Përrenjtë që përshkojnë qytetin kanë detyruar ndërtimin e një sërë urash të vogla, tre Urat e Vogla mbi Përroin e Dunavatit u ndërtuan nga Aqif Zerzebili, një person i kamur që donte të lidhte lagjet Manalat e Cfakë me pjesën tjetër të qytetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ