“Ky kampionat ka treguar që diferenca mes ekipeve është zogëluar shumë. Nuk ka një ekip që dominon ekipin tjetër, siç ka ndodhur në vitet e kaluara”. I pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, Shkëlqim Muça ka analizuar javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Surpriza Erzeni – “Natyrisht që fitorja është shumë e rëndësishme për Erzenin, nuk pritej. E kam thënë edhe më parë, por nuk e kanë pranuar, por unë e them prapë: Partizani nuk mund të luajë në atë mënyrë. Nuk mund të luash me Skukën të lokalizuar vetëm pak nga e djathta, i duhet më shumë hapësirë. Ekipi është i lexueshëm. Me lojtarët që ka, nuk ka përse ta ndërlikojë. Të tre sulmuesit në aspektin mbrojtës nuk ndihmojnë, janë mangët, i sjellin probleme skuadrës. Unë them që kanë mundësi të rregullojnë lojën, kanë potencial. Erzeni, skuadër kompakte, shumë e organizuar. Luajnë në grup, zbresin me logjikë në sulm. Një skuadër e thjeshtë, por e karikuar në maksimum. Me Partizanin dhanë më shumë se maksimumin dhe e fituan ndeshjen”. Fitorja e Egnatias me Vllazninë – “E thashë edhe në fillim, nuk ka skuadra që mund të dominojnë, nuk ka diferenca. Vllaznia ka treguar oshilacione edhe përpara Egnatias. Sigurisht që mori pikë me Kukësin apo Tiranën, por duhet të nxjerrësh mësime. Nuk mund të shkosh në Rrogozhinë me të njëjtën formë. Egnatia e mundi me lojë dhe me karakter, e mundi me të gjitha. Vllaznia është një skuadër e lehtë kur luan jashtë Shkodrës, e mund kollaj. I vetmi që e karikonte skuadrën në këto vitet e fundit mendoj se ishte Brdariç”. Barazimi mes Kastriotit dhe Tiranës – “Tirana akoma nuk është kolauduar mirë, të vjen keq për këtë. Shikoj paqartësi, mbrojtësa që luajnë në sulm dhe sulmuesa që luajnë në mbrojtje. Por ka potencial aty, reparti i mbrojtjes të ngroh. Mesfusha ka eksperiencë. Kallaku doli përsëri në origjinë, doli në lojën e kalçetos. E kam thënë edhe më parë, ke Tirana duhet të dish se ku luan. Ai ka shumë cilësi, por skuadra do të fitojë. Kastrioti më pëlqeu për përbërjen që ka, ka agresivitetin por ka dhe cilësi”. Fitorja e ballshiotëve – “Laçi është në një moment të vështirë, nuk ka potencial, nuk ka agresivitet. Është dhe i paorganizuar si kolektiv. Bylisi një skuadër e organizuar mirë në të dy aspektet e lojës, dilte në sulm me logjikë. Mori një fitore të merituar. Mund të them se ka lojtarë interesant”. Teuta krijoi, por… “Një ndeshje që filloi e ekuilibruar, deri në momentin që u dha kartoni i kuq për lojtarin e Kukësit. Më pas çdo gjë foli për Teutën. Krijuan shumë, por nuk shënuan. Jemi mësuar të shikojmë që Teuta ka krijuar pak, por në këtë ndeshje krijoi shumë”.https://sport.rtsh.al/artikull/partizani-duhet-te-ndryshoje-tirana-nuk-eshte-e-kolauduar
Tirana nuk është e kolauduar
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on