Ndërsa miliona turistë zgjedhin çdo vit Shqipërinë për plazhet e njohura të Rivierës apo atmosferën e gjallë të Tiranës, ekziston një tjetër anë e vendit që mbetet ende larg turizmit masiv.
Nga kanionet spektakolare dhe fshatrat e fshehur mes maleve, te gjiret e paprekura dhe peizazhet mahnitëse të veriut, këto destinacione ofrojnë një përvojë autentike, për ata që duan të zbulojnë Shqipërinë e vërtetë.
Një reportazh i medias italiane “Latitudes” i kushtohet pikërisht këtyre vendeve, duke i cilësuar si thesare të fshehura që mund të eksplorohen më së miri vetëm me makinë.
Kanione ku mbretëron heshtja, fshatra ku koha duket sikur ka ndalur dekada më parë dhe liqene malore, me ujëra aq të kristalta sa duken të pabesueshme.
Paradoksi, ose ndoshta privilegji, është se këto vende nuk mund të zbulohen lehtësisht me transport publik.
Nuk ka autobus që të çon në Kanionin e Gjipesë dhe as traget që të zbarkon në Filikur.
Mënyra e vetme për të njohur këtë anë të Shqipërisë, është të marrësh timonin dhe të ndjekësh rrugët, që në hartë duken si gjurmë të harruara.
Kush e viziton Shqipërinë vetëm përmes tureve të organizuara, sheh vetëm një pjesë të saj. Pjesa tjetër u përket atyre që zgjedhin ta eksplorojnë vetë.





