Ku hahet më mirë në Europë?
Në Itali, do të përgjigjeshim menjëherë, me një shpërthim krenarie italianët.. Dhe në fakt, kështu është, shkruan repubblica.it.
E thotë renditja e kryeqyteteve kulinare të Europës 2026 e Holidu, një portal evropian për rezervime akomodimesh turistike, e cila ka vendosur në podium tre qytete italiane: vendin e parë Roma, të dytin Venezia dhe të tretin Napoli.
Janë analizuar 100 qytete sipas pesë faktorëve: pjatat lokale dhe kombëtare më të njohura, food tour, disponueshmëria e kurseve të gatimit në TripAdvisor dhe restorantet Michelin në kategorinë “Eat Like A Local”.
Dhe Italia ka marrë një numër të madh vlerësimesh, duke i lënë të tjerët shumë pas.





