Sipas autores, edhe pse Odiseu është një personazh moralisht kompleks dhe jo gjithmonë heroik, pikërisht kjo e bën atë të afërt me njeriun e zakonshëm. Mësimi kryesor nuk është përsosmëria, por këmbëngulja dhe aftësia për të vazhduar rrugën drejt “Itakës”, pavarësisht pengesave. Ajo e quan këtë qasje “mentaliteti i Odisesë”, një kombinim i optimizmit realist, durimit dhe vendosmërisë përballë vështirësive.
Interesi për veprën e Homerit është rritur ndjeshëm pas premierës së filmit të Nolan, ndërsa libri i Akbar propozon shtatë mësime praktike të frymëzuara nga udhëtimi i Odiseut për t’u përballur me sfidat e jetës bashkëkohore.




