Investimi në rrugën e re të Komanit ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen drejt zonës e cila vizitohet nga vendas e të huaj për peizazhet e paprekura natyrore.Rruga e Komanit,është një investim që ka përmirësuar aksesin drejt një prej perlave natyrore të vendit, duke u shërbyer jo vetëm banorëve të zonës, por edhe mijëra turistëve që zgjedhin liqenin e Komanit për bukuritë e tij unike.





