Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një fushatë informuese me fokus kompanitë ndërkombëtare që ofrojnë shërbime digjitale në territorin shqiptar dhe që kanë detyrimin ligjor për t’u regjistruar dhe për të paguar tatime e taksa në Shqipëri.

Aktualisht ka nisur komunikimi zyrtar me katër nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në fushat e konsulencës dhe shërbimeve financiare.

Sipas DPT-së, qëllimi i fushatës është rritja e ndërgjegjësimit për detyrimet tatimore dhe nxitja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve ligjore nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në tregun digjital shqiptar.

“Fushata do të zgjerohet së shpejti edhe me kompani të tjera ndërkombëtare që operojnë në sektorin e ekonomisë digjitale”, informoi DPT.

Shumë kompani ndërkombëtare ofrojnë shërbime digjitale në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin e sektorëve si teknologjia, telekomunikacionet, marketingu digjital dhe shërbimet e jashtme të biznesit.

Këto kompani janë të rëndësishme për zhvillimin e ekosistemit digjital në Shqipëri dhe ofrojnë mundësi të shumta për bashkëpunim dhe zhvillim profesional.