Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët, kanë ndaluar të gjitha partitë politike, duke thënë se ato “nuk kanë asnjë justifikim” sipas Ligjit islamik të Sheriatit, njofton Radio Evropa e Lirë. “Partitë politike janë të ndaluara krejtësisht. Ne nuk do të lejojmë asnjë parti politike që të operojë në shtet”, tha Abdul Hakim Sharaee, ministri de-facto taliban i Drejtësisë. Ai këtë njoftim e bëri më 16 gusht, një ditë pasi talibanët shënuan dyvjetorin e kthimit në pushtet të tyre dhe tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga shteti. “Partitë politike nuk kanë justifikim në Ligjin islamik të Sheriatit dhe ato nuk janë në interesin më të mirë të shtetit tonë”, shtoi ai, duke theksuar se partitë politike kanë qenë faktori kyç që kanë shkaktuar trazira në Afganistan për dekada të tëra. Kjo ndalesë është e fundit në mesin e kufizimeve të vendosura nga talibanët ndaj aktiviteteve politike, pasi dhjetëra parti politike ishin regjistruar kur militantët u rrëzuan nga pushteti më 2001. Që kur u kthyen në pushtet më 2021, militantët ultra-konservatorë kanë monopolizuar pushtetin, duke ua dhënë të gjitha postet e larta qeveritare liderëve talibanë, përderisa po shkatërrojnë institucionet demokratike. Asnjë shtet deri më tani nuk e ka njohur zyrtarisht administratën e talibanëve, teksa militantët që nga rikthimi në pushtet kanë vendosur kufizime të ashpra në liritë bazike, nga ndalimi i vajzave dhe grave që të shkollohen e deri te shpallja e muzikës si e paligjshme. RTSH
Talibanët ndalojnë partitë politike pasi i shpallin joislamike
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on