Një projekt i ri i bankës Botërore dhe i qeverisë shqiptare mundëson një teknologji të re të vaditjes së tokave bujqësore, që realizohet për herë të parë në Shqipëri. Projekti i ri prej 8 milionë Euro me Bankën Botërore përmirëson infrastrukturën e vaditjes dhe do të sjellë ujë me presion në çdo rrënjë të mbjellë nga fermerët në fushat e Mursisë, Vrinës dhe Xarrës. Realizimi i këtij projekti pritet të mundësojë vaditjen, përmes një teknologjie të re, në rreth 2500 hektarë sipërfaqe për fermerët, të cilët do të përfitojnë vaditje me presion në parcelë, deri në çdo rrënjë të mbjellë në tokat e tyre. Projekti i ri do të mbështesë edhe ndërtimin e një stacioni të ri pompimi, që do t’i shërbejë kësaj skeme për ujitje me presion nëpërmjet rrjeteve dytësore. Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca theksoi se “kjo është një teknologji e pa vendosur në funksion më parë askund tjetër në Shqipëri. Pilotohet në një sipërfaqe prej rreth 500 hektarë në Divjakë dhe më pas edhe në zona të tjera të Shqipërisë”. Ky vlerësohet si një investim i ri që, sipas ministres, flet për një angazhim të qeverisë shqiptare ndaj një bujqësie prodhuese e bashkëpunuese. Ky investim i qeverisë u mirëprit nga fermerët të cilët prej vitesh kanë investuar në kulturën e agrumeve. RTSH
Projekt i ri për vaditjen, BB financon përmirësimin e infrastrukturës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on