Konkretisht, familjet do të përfitojnë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite.
Për fëmijën e dytë do të përfitohet 7 mijë lekë në muaj, ose 420 mijë lekë në 5 vite.
Ndërsa për fëmijën e tretë 10 mijë lekë në muaj, ose 600 mijë lekë në 5 vite.
Skema synon të ofrojë mbështetje të vazhdueshme ekonomike për familjet me fëmijë, duke kontribuar në përballimin e shpenzimeve për rritjen dhe kujdesin ndaj tyre.





