Gjatë këtij aktiviteti, studentë nga universitete të ndryshme publike dhe private të vendit u njohën me diskutimet dhe sfidat më të fundit në lidhje me inovacionin në arsimin shqiptar.

Panelistët, Orjana Osmani, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, Enkelejda Imeraj, drejtoreshë e përgjithshme AIE, Romina Kostani, drejtoreshë e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja, dhe Geart Ferhati, themelues i platformës SUAPR, ndanë perspektiva të rëndësishme për zhvillimin e arsimit në vend.