Seriali i HBO-së “Succession” fitoi çmimin Emmy për serialin më të mirë dramatik në ceremoninë e 74-të të çmimit më të famshëm amerikan për produksion televiziv që u mbajt në Los Angeles. Një tjetër prodhim i HBO-së, “The White Lotus”, u shpall mini-seriali më i mirë. Yjet e serialit Jennifer Coolidge dhe Murray Bartlett fituan çmimin për aktoren dhe aktorin më të mirë në rol dytësor në një mini-serial. “Ted Lasso”, i prodhuar nga Apple TV+, fitoi çmimin e serialit më të mirë komedi për të dytin vit radhazi, me aktorët kryesorë Jason Sudeikis dhe Brett Goldstein që për herë të dytë u shpallën aktori më i mirë në komedi dhe aktori më i mirë dytësor. Çmimi për aktoren më të mirë në një komedi iu dha aktores Jean Smart për rolin e saj në serialin “Hacks”, kurse Zendaya u shpall aktorja më e mirë në dramë për rolin e saj në serialin “Euphoria”. Aktori koreanojugor Lee Jung-jae fitoi çmimin Emmy për aktorin më të mirë në një dramë për rolin e tij në serialin e njohur globalisht “Squid Game”. Ndërkaq, Hwang Dong-hyuk, i cili e prodhoi, shkroi dhe drejtoi serialin “Squid Game”, fitoi çmimin Emmy për regjisorin më të mirë të një serie të zhanrit dramë. Aktori i “Succession” Matthew Macfadyen fitoi çmimin për aktorin dytësor në një serial dramë, ndërsa Julia Garner nga “Ozark” i Netflix-it fitoi çmimin Emmy për aktoren më të mirë dytësore.https://ata.gov.al/2022/09/13/succession-shpallet-mini-seriali-me-i-miri-ne-ndarjen-e-74-te-te-cmimeve-emmy/
“Succession”
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on