Saturday, April 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESuard: Franca ka qasje të re për zgjerimin

Suard: Franca ka qasje të re për zgjerimin

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard u shpreh sot se “Parisi zyrtar mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Në një prononcim për mediet nga Shkodra, Suard theksoi se presidenti Emannuel Macron gjatë vizitës së fundit në vendin tonë ka shprehur mbështetjen e Francës për Shqipërinë. “Ju i referoheni ngjarjeve të shkuara por dua t’ju them se Franca nuk është se ka bllokuar procesin e integrimit të BE-së në Shqipëri, por ka kërkuar një qasje për një metodologji të re. Do doja të përmendja vizitën e Macron në Shqipëri së fundmi dhe ai gjatë gjithë vizitës së tij ka përmendur mbështetjen e Francës për Shqipërinë sa i përket integrimit në BE”, u shpreh ambasadorja Suard për gazetarët ndërsa ndodhej në Shkodër për një takim në fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Por, sipas saj, “Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpeshta”. “Gjatë këtij mandati që sapo e kam filluar jemi në mbështetje të integrimit të Shqipërisë dhe po punojmë për këtë. Dëshiroj të nënvizoj edhe vizionin që kemi për Europën, për një Europë të fortë dhe normalisht edhe një Shqipëri të fortë. Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpeshta”, tha ambasadorja franceze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments