Në Pogradec do zhvillohet për herë të parë “Canoe Racing” për të gjithë të apasionuarit pas sporteve ujore. Shoqata “ALBACCESS OPEN” në bashkëpunim me Visit Pogradec organizon projektin treditor “Fuqizimi i të rinjve për një mjedis të pastër nëpërmjet turizmit të aventurës dhe sporteve ujore”. Ky projekt vjen në kuadër të programit Tirana EYC 2022, me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë. Projekti treditor (12-14 gusht) parashikon hiking, ekotourizëm, kompeticion me kanoe dhe argëtim pafund gjatë këtij sezoni veror në Pogradec.http://ata.gov.al/2022/08/11/sporte-ujore-ne-pogradec/