Sunday, February 16, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTBileta e Prishtinës për “Sunny Hill Festival” e vlefshme në Tiranë

Bileta e Prishtinës për “Sunny Hill Festival” e vlefshme në Tiranë

“Sunny Hill Festival” për 3 ditë me radhë pritet të ndezë atmosferën në Tiranë. Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizatorët e festivalit kanë dhënë njoftimin e rëndësishëm se të gjitha biletat Believers vlejnë për festivalin që do zhvillohet në Tiranë. “Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se bileta juaj e Prishtinës është e vlefshme për Sunny Hill Festival Tirana gjatë datave 26, 27 dhe 28 gusht. Bëhuni gati për të shënuar muajin më të mirë ndonjëherë! Me dashuri, ekipi i festivalit Sunny Hill”, shkruan Dukagjin Lipa në një postim në rrjetet sociale. Biletat për Sunny Hill në Tiranë po shiten me shpejtësi. Kategoria Believers Ticket aktualisht është e pamundur të rezervohet në Festivalin e Tiranës, pasi të gjitha biletat janë shitur. Të vetmet bileta të disponueshme janë Early Bird Ticket, po ashtu të limituara, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të nisë edhe shitja e Regular Ticket, të cilat dalin në tregun online pasi të bëhen të njohur të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në festival. Ndërkohë sot ka dalë dhe emri i i artistit të parë që do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë i cili reperi i famshëm Fedez. Lajmi është bërë po ashtu me dije nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë gjigant me reperin ikonik italian FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments