Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESpiun i dyshuar rus ekstradohet nga Estonia në SHBA

Spiun i dyshuar rus ekstradohet nga Estonia në SHBA

Një spiun i dyshuar rus do të paditet në gjykatën federale amerikane, në Nju Jork me akuzën se ka kontrabanduar pajisje teknologjike dhe municione nga kompanitë amerikane për sektorin e mbrojtjes së Rusisë. “Vadim Konoshchenok, 48 vjeç, po përballet me akuza për konspiracion dhe akuza të tjera në lidhje me prokurimin global dhe pastrimin e parave në emër të qeverisë ruse”, tha Zyra e Prokurorit të SHBA, në Nju Jork. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me 30 vite burg. Konoshchenok, i dyshuar për lidhje me shërbimin sekret rus (FSB), u arrestua në Estoni, në tetor me një urdhër të SHBA-së dhe u ekstradua të enjten në SHBA. Zyra e prokurorit të SHBA-së e quajti atë, një bashkëpunëtor në skemën që ofron pajisje elektronike dhe municione të prodhuara nga SHBA-ja, në një përpjekje për të forcuar luftën dhe aftesitë e Rusisë, duke shkelur kontrollet e eksporteve të SHBA-së, sanksionet dhe ligjet e tjera penale. Spiuni i dyshuar rus u arrestua në Estoni më 27 tetor 2022, ndërsa përpiqej të kontrabandonte rreth 35 lloje të ndryshme gjysmëpërçuesish dhe komponentësh elektronikë, duke përfshirë disa artikuj të prodhuara në SHBA dhe të kontrolluara nga eksporti në Rusi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments