Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARELuftëtarët e “Wagner” ndodhen në Bjellorusi dhe trajnojnë trupa

Luftëtarët e “Wagner” ndodhen në Bjellorusi dhe trajnojnë trupa

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë njoftoi dje se ushtarët e grupit mercenar “Wagner” kanë mbërritur në vend nga Rusia dhe po trajnojnë forcat bjelloruse. Vendndodhja e luftëtarëve ka qenë një çështje e spekulimeve të konsiderueshme pasi grupi i financuar nga qeveria ruse, i udhëhequr nga komandanti i luftës, Yevgeny Prigozhin, organizoi një revoltë jetëshkurtër kundër udhëheqjes në Moskë, muajin e kaluar. “Trupat “Wagner” kanë filluar punën si instruktorë në një numër disiplinash ushtarake në një kamp në Osipovichi, rreth 100 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit Minsk”, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë. Wagner luajti një rol të madh në sulmin e presidentit rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës. Ata shpesh shërbyen përkrah ushtrisë së rregullt ruse dhe fituan famë të veçantë gjatë betejave intensive rreth qytetit lindor të Bakhmutit. Por, në një akt dramatik kundër Kremlinit në qershor, i detyroi mercenarët e Prigozhin të pushtonin qytetin rus të Rostov-on-Don, dhe më pas dërguan kolona ushtarake që marshonin drejt Moskës. Prigozhin e kishte quajtur udhëheqjen ushtarake ruse të korruptuar dhe të paaftë, dhe ishte ankuar për muaj të tërë për furnizime të pamjaftueshme municionesh. Putin e përshkroi revoltën si “tradhti” në atë kohë. Përpara se trupat e tij të arrinin në Moskë, Prigozhin urdhëroi tërheqjen e “Wagner” pas negociatave me Kremlinin, në të cilat lideri bjellorus, Alexander Lukashenko veproi si ndërmjetës. Lukashenko u ofroi luftëtarëve “Wagner” strehim nëse ata refuzonin të shërbenin në ushtrinë ruse, siç u ofrua nga Putini pas rebelimit. Prigozhin dhe dhjetëra komandantë të tij ishin takuar me Putinin në Kremlin disa ditë pas kryengritjes, megjithatë udhëheqja ruse nuk dha asnjë detaj mbi rezultatin e diskutimit triorësh. “Wagner” që atëherë i ka dorëzuar Ministrisë së Mbrojtjes Ruse një numër të madh të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake të tij. Putin u siguroi mercenarëve imunitet nga ndjekja penale dhe kontrata me ministrinë. Megjithatë, shumica e anëtarëve thuhet se janë ende pas Prigozhin, i cili është fshehur. Ditët e fundit, në rrjetet sociale ka patur spekulime se ushtria “Wagner” mund të ishte në Bjellorusi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ