Sot është dita e Shën Patrikut, një nga festat më të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithëse nuk është një nga festat zyrtare të Amerikës, entuziami me të cilin përcillet kjo ditë, e bën të konsiderohet si festë e ditë pushimi. “Sot nuk është vetëm një ditë për të festuar kulturën dhe trashëgiminë irlandeze, por edhe një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Dita e Shën Patrikut është bërë një traditë e kulturës dhe diversitetit amerikan”, shkruhet sot në profilin online të ambasadës amerikane në Tiranë. Kjo ditë festohet nga miliona amerikanë. Tipike janë paradat me muzikë e njerëz të veshur me të gjelbër për të nderuar trashëgiminë dhe kulturën irlandeze. Një nga traditat më të famshme në ditën e Shën Patrikut në pesë dekadat e fundit zhvillohet në qytetin e Çikagos ku lyejnë lumin Çikago të gjelbër. Parada e parë për nder të Shën Patrikut, ka ndodhur pikërisht në Amerikë dhe jo në Irlandë. Ajo u zhvillua në vitin 1601, në qytetin Shën Agustin të Floridës. Në ditët e sotme, parada më e madhe e Shën Patrikut zhvillohet në Nju Jork, ku më shumë se 2 milionë spektatorë rreshtohen përgjatë bulevardit ku parakalohet. Të gjithë ata transformohen në irlandezë, pavarësisht prejardhjes, të paktën për këtë ditë feste.
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on