Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea ka nisur menjëherë nga puna dhe sot zhvilloi një mbledhje me të gjithë trajnerët dhe stafet e ekipeve kombëtare të të gjitha moshave dhe drejtues të disa sektorëve të Federatës. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares A, Sylvio Mendes Campos Junoir së bashku me ndihmësit e tij Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Júnior dhe pjesëtarët e tjerë të stafit të tij teknik. Fillimisht, Pea bëri një prezantim për karrierën e tij dhe eksperiencën e gjatë me klubet dhe rolet që ka kryer përgjatë dy dekadave të fundit, duke u fokusuar te aspekti teknik. Më tej, ai u ndal te struktura organizative dhe si do të koordinohet puna me të gjithë sektorët dhe si do të funksionojë bashkëpunimi me drejtorinë. Drejtoria Teknike i FSHF-së do të jetë e ndarë në pesë sektorë për të specifikuar objektivat, aspektet teknike dhe taktike, aspektet fizike sportive, por mbi të gjitha, për të diferencuar metodat dhe strategjitë për arritjen e objektivave, gjithmonë duke pasur në fokus çdo futbollist, me nevojat dhe kërkesat e tij sportive e njerëzore. Roli i Drejtorit Teknik brenda Federatës së Sporteve parashikon koordinimin dhe mbështetjen e veprimtarisë teknike të të gjitha ekipeve kombëtare. Është një rol i krijuar për të implementuar strategjinë afatgjatë dhe vazhdimësinë e saj. Drejtori Teknik është përgjegjës për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me zhvillimin e lojtarëve, koordinimin e personelit teknik dhe së bashku me trajnerin e Kombëtares A ndërton objektivat, filozofinë e lojës, metodologjitë, strategjitë, etj. Gjithashtu, ai ka për detyrë edhe krijimin e programeve stërvitore dhe planifikimin e programeve të punës, vendosjen e udhëzimeve për objektivat kryesore, sipas grup-moshës. Sakaq, Fulvio Pea do të vijojë punën në terren për të ndjekur punën që bëhet me ekipet kombëtare e moshave dhe duke u takuar me trajnerët e moshave për të kuptuar më mirë punën dhe për të përmirësuar vazhdimisht nivelin e stërvitshmërisë dhe ekipeve kuqezi. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on