Vllaznia – Kukësi është ndeshja e përzgjedhur nga RTSH Sport për javën e dytë të “Abissnet Superiore”, e cila nis në ora 19:30. E përpara ndeshjes, por dhe në përfundim është emisioni që sjell impresionet e protagonistëve. Një tillë, pikërisht në mikrofonin e gazetarit dhe komentatorit, Kristo Thoma, ishte dhe ish-sulmuesi i njohur shkodran, tashmë në rolin e ndihmëstrajnerit tek Vllaznia, Vioresin Sinani. “Përtej pritshmërive – thotë Sinani – kemi një ndeshje jo të mirë ndaj Erzenit. Askush nuk e priste, por kemi qenë në të gjitha drejtimet keq dhe shpresoj që kthesa të vijë me Kukësin. E kemi parë dhe në sytë e lojtarëve, apo dhe në përgatitjet gjatë javës, që të gjithë janë të bindur për suksesin sot. Kukësi është kundërshtar i vështirë, por gjithsesi Vllaznia do t’ia dalë. Nuk është vetëm problemi i sulmuesve të Vllaznisë, por në tërësi në kampionatin shqiptar mungon njeriu-gol. Shpresojmë që Vllaznia ta gjejë dhe të dalë tek sulmuesi. E sa për tifozët, gjithkush mërzitet kur skuadra humbet dhe afrohet kur fiton. Por në Shkodër të gjithë janë pranë skuadrës dhe janë tifozët më të mirë në Shqipëri”.https://sport.rtsh.al/artikull/sinani-kthesa-e-vllaznise-do-te-vije-ndaj-kukesit
Sinani: Kthesa e Vllaznisë do të vijë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on