Sunday, March 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTSimon Simoni merr çmimin e FSHF-së si një nga zbulimet e vitit

Simon Simoni merr çmimin e FSHF-së si një nga zbulimet e vitit

Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit e organizuar sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në një atmosferë të shkëlqyer e të mbushur me emocione të mëdha ka nderuar me çmime protagonistët kryesor të vitit 2002 në futboll në një atmosferë të shkëlqyer. Dy nga çmimet më të veçanta ishin ato për “Talentin e vitit 2022” për djem dhe vajza. Mes djemve tre kandidatët për trofeun ishin Simon Simoni, Arinaldo Rrapaj dhe Rejan Alivoda, ndërsa për të dorëzuar çmimin është ngjitur në skenë eksperti i edukimit në UEFA, Savvas Constantinou. I ftuari i FSHF-së për këtë event madhor, pasi vlerësoi ecurinë mjaft të mirë të futbollit shqiptar, ka hapur zarfin dhe ka lexuar emrin e Simon Simonit, i cili u shpall fitues i këtij çmimi. Portieri i talentuar 18-vjeçar ka qenë një nga zbulimet e vitit të kaluar që kulmoi me transferimin e tij vetëm pak javë më parë nga Dinamo te Eintrahti i Frankfurtit në Bundesligën gjermane. Duke qenë se vetë Simoni nuk mundi të ishte i pranishëm fizikisht për shkak të impenjimeve me klubin gjerman ai ka përshëndetur të pranishmit përmes një video-mesazhi, ku ka falënderuar të gjithë për vlerësimin. “Në radhë të parë ndihem i nderuar për këtë çmim që po marr sot. Do të doja t’ju falënderoja nga afër, por për shkak të impenjimit që kam me ekipin nuk munda të jem sot në sallë, ndaj ju falënderoj të gjithëve. Ky çmim në veçanti i dedikohet familjes time që ka mbështetur gjatë gjithë kohës, personave që më kanë qëndruar afër dhe më kanë ndihmuar në zhvillimin tim ditë pas dite, trajnerëve të Akademisë së Shënkollit dhe Dinamos e gjithashtu trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Besoj se në Shqipëri ka mjaftueshëm talente që kanë cilësi, por duke punuar shumë dhe duke u stërvitur shumë mund të arrijnë në klube të njohura europiane. Ju uroj suksese në vijim”, tha Simon Simoni në videomesazhin e tij, ndërsa çmimi i është dorëzuar menaxherit të tij, Enis Ibrahimi. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ