Friday, April 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT“Më të mirët 2022”, emrat e të nominuarve për çmimet e FSHF-së

“Më të mirët 2022”, emrat e të nominuarve për çmimet e FSHF-së

Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2022” do të jetë momenti kulmor i një viti kalendarik ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e blertë. FSHF ka përgatitur gjithçka për një mbrëmje festive, ku nuk do të mungojë programi artistik, e ku do të jenë të pranishëm të ftuar specialë, së bashku me më të mirët e futbollit. Sakaq, fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar, pas një procesi të gjatë e transparent votimi, të udhëhequr nga FSHF, e që ka nisur prej kohësh. Fituesit do të shpallen gjatë mbrëmjes, ndërkohë që FSHF ka publikuar edhe të nominuarit për çdo kategori. Për çmimin “Topi i Artë 2022” të nominuarit janë: Xhuliano Skuka, Mentor Mazrekaj dhe Redon Xhixha, ndërsa për “Topin e Artë 2022” për vajza finalistet janë: Sara Maliqi, Esmeralda Franja dhe Megi Doçi. Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2022’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit, ndërsa për çmimin “Trajneri i Vitit 2022” kandidaturat janë: Mirel Josa, Shpëtim Duro dhe Orges Shehi. “Talenti i Vitit 2022” do të shpallet njëri mes Simon Simonit, Arinaldo Rrapajt dhe Rejan Alivodës, tre prej lojtarëve të rinj që janë paraqitur mjaft mirë vitin e kaluar. Kurse për çmimin “Talentja e vitit 2022” janë në garë: Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj. Sakaq, do të jepet dhe një çmim për “Arbitrin e Vitit 2022” dhe finalistët e përzgjedhur janë Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji, teksa çmimi i nderit “Mirënjohje” do t’i shkojë ekipit të Vllaznisë së vajzave për suksesin e jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të UEFA Women’s Champions League dhe duke luajtur me 16 klubet më të mëdha të Evropës. Në fund do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2022”, me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend. Mbrëmja gala do të zhvillohet më 27 janar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 19:00 me eventin që do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube dhe në platformën Supersport. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ