Wednesday, March 19, 2025
HomeMJEDISShtegu turistik drejt Ujëvarës së Topojanit në parkun “Korab-Koritnik

Shtegu turistik drejt Ujëvarës së Topojanit në parkun “Korab-Koritnik

Shenjimi i shtigjeve në zonat e mbrojtura i vjen në ndihmë vizitorëve vendas e të huaj, që i vizitojnë ato në të gjitha stinët e vitit. Punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës turistike në zonat e mbrojtura kanë shenjuar shtegun turistik “Ura e Topojanit-Ujëvara e Topojanit” brenda Parkut Natyror “Korab-Koritnik”.

“Ky shteg është lehtësisht i aksesueshëm me një gjatësi rreth 520 m dhe vizitohet shumë nga vizitorët për shkak të ujëvarës që ndodhet në fund të shtegut, e cila është një ndër atraksionet e shumta turistike që ka parku natyror Korab-Koritnik”, theksoi AdZM Kukës. Bukuria e rrallë e parkut kombëtar Korab-Koritnik, në Kukës, tërheq çdo vit edhe më shumë turistë vendas dhe të huaj që pëlqejnë natyrën e virgjër, sportet dimërore dhe alpinizmin.

Parku natyror Korab-Koritnik përshkohet nga një rrjet i dendur hidrik i liqeneve dhe përrenjve, të cilët derdhen në degët e Drinit. Për shkak të karakterit gërryes në basenet e lumenjve dhe përrenjve në zonë janë krijuar lugina e kanione si Gryka e Vanajve, Kanioni i Bicajve, luginat e Lumës, Bushtricës, Veleshicës dhe Gramës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ