Sipas MeteoAlb: Pritet rënie e Vlerave Barike duke bërë që në vendin tone; vranësirat dhe shirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore duke bërë që shirat të jenë më intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë; herë pas – here shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të MBETEN me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta NDERSA e gjithë zona malore do të vijojë me vranësira dhe shira POR në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; 7°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat e Verilindjes të territorit deri në 22°C pritet vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.


