Shqipëria edhe këtë vit është e pranishme në panairin “Fruit Logistica 2023” në Berlin të Gjermanisë, panairi më i madh për frutat dhe perimet që organizohet në Evropë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shkruan se produktet e freskëta të Myzeqesë konkurrojnë në panairin më të madh ndërkombëtar të fruta-perimeve “Fruit Logistica” në Berlin. Për të pestin vit radhazi në “Fruit Logistica” në Berlin merr pjesë me një stendë moderne edhe kompania më e madhe e grumbullimit të fruta-perimeve në Ballkan “Doni Fruit”. Në ditën e parë stendën e Shqipërisë dhe të “Doni Fruit” e kanë vizituar qindra vizitorë. Panairi “Fruit Logistica” është një nga vendtakimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme për frutat dhe perimet me vendet e BE-së. ATSH
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on