Shqipëria Moti – E Shtunë, 11 Korrik 2026

0
3

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të DOMINOJE territorin Shqipëtar përgjatë gjithë paradites NDERSA gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat e thella malore; megjithatë nuk priten reshje; Parashikohet që mbrëmja dhe nata të VIJOJNE nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në të gjithë territorin. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër RRITJE duke luhatur vlerat ditore nga; 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 37°C vlera maksimale e cila do të shënohet  në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do fryjë e lehtë; me shpejtësi mbi  30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.