Dita e mërkurë, do të shënojë edhe kulmin e valëvë të nxehtit Afrikan në territorin Shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin vranësira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rreikuar rrebeshe shiu afat-shkurtra. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat dhe Gjirokastër KU termometri do të ngjitet deri në 40 apo 41 gradë C. Temperaturat e ajrit MBETEN të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.