Sipas MeteoAlb: Vala e nxehtë Afrikanë që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës do të vijojë ndikimin e saj edhe në Shqipëri duke sjellë; dominim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë gjithë paraditës POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave konvektive në zonat Verilindore – Juglindore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu; nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në zonat malore Lindore.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR vijojnë kostante në mesditë duke u luhatur nga; 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Korcës deri në 35°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Shkodër dhe Berat.
Era do të fryjë e lehtë; në tokë dhe në det; me shpejtësi jo më shumë se 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; për pasojë deti do të jetë pa – dallgë.




