Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në orët e para të mëngjesit parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. POR orët vijuese shtojnë vranësirat, gjithashtu rritet ndjeshëm lagështira në ajër duke sjellë reshje shiu sifillim në zonat Veriore dhe më pas parashikohet që vranësirat të zhvillohen dhe të gjenerojnë reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit Shaiptar përgjatë pasdites. Rrebeshet e shiut më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe në shtrirjen Lindore. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 35°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – VeriPerëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.


