Republika e Kosovës ditën e martë do të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta që në orët e para të mëngjesit, të cilat herë pas here pritet të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu si fillim në zonat Veriperëndimore. POR përgjatë mesditës dhe pasdites i gjithë territori i Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut, të cilat në intervale të shkurtra kohore parashikohet që të jenë edhe në formën e rrebesheve KU më prezente paraqiten në zonat Perëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 10°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.


