Shqipëria Moti – E Hënë, 15 Qershor 2026

0
4

Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta Barike do të diktojnë kushtet e motit në territorin Shqiptar duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave, KU intervalet e gjata me diell do të jenë dominante në pjesën e parë të ditës dhe më të dukshme priten përgjatë gjithë vijës bregdetare. Ndërsa orët vijuese në vendin tonë parashikohet që të shfaqin kalime vranësirash në qytetet e zonë së ulët dhe në zonat malore, KU më të fokusuara pritet të jenë në Verilindje të territorit. POR vranësirat nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga; 10°C temperatura më e ulët e shënuar në  Peshkopi deri në 35°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare; me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht  Jugperëndimor;  duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.