Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij parashikohet të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në Ishujt Britanikë dhe në pjesën më të madhe të Europës Qëndrore alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Po ashtu nën ndikimin e intervaleve të gjata me diell do të jetë edhe Europa Jugore, KU më të dukshme kthjellimet priten të jenë në Brigjet e Egjeut. Ndërsa rajoni Verior i Ballkanit PARAQITET me vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu. Gjithashtu vijojnë vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit Europian të dominohen nga vranësirat e shumta, të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje edhe në formë rrebeshi.





