Kosova Moti – E Hënë, 15 Qershor 2026

0
2

Republika e Kosovës prej disa ditësh është nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë në të gjithë territorin gjatë orëve të mëngjesit mbizotërim të intervaleve të gjata me diell. POR përgjatë mesditës parashikohet të ketë shfaqje të vranësirave në zonat Lindore të Republikës së Kosovës. Në orët vijuese pritet që gradualisht vraënsirat kalimtare të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit, të cilat më të theksuara do të jenë në Verilindje të Kosovës, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga; 6°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 31°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Prizren; Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h kryesisht  nga drejtimi Perëndimor.