Republika e Maqedonisë së Veriut në orët e para të mëgjesit dhe mesditës parashikohet të dominohet nga intervalet e gjata me diell në pothujase të gjithë territorin, KU më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës në zonat Veriore dhe Lindore pritet të sjelli kalime vranësirash, POR jo reshje. Zonat Jugore të Maqedonisë së Veriut parashikohet që dhe në pjesën e dytë të ditës të MBETEN nën ndikimin e kthjellimeve. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga; 7°C temperatura më e ulët e shënuar në Kërcovë deri në 32°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Gjevgjeli; Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë me shpejtësinë deri në 25 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor.



