Shqipëria Moti – E Enjte, 23 Prill 2026

0
8

Sipas MeteoAlb: Pritet rritje e vlerave Barike duke sjellë në Territorin Shqiptar përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike; për pasojë orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit; Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira kalimtare si fillim në veri të vendit dhe gradualisht; gjatë pasdites në pjesën më të madhe territorit; përjashtuar vijën bregdetare e cila do të mbetet nën ndikimin e motiy të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes POR mesdita sjell rritje të tyre duke u luhatur nga; 0°C vlera më e ulët e shënuar në Verilindje të vendit deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë Vijës Bregdetare;   

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet; dallgëzim mbi 2 ballë.