Kosova Moti – E Enjte, 23 Prill 2026

0
7

Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme; duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës. Pritet që Kosova në pjesën më të madhe të ditës të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave; Parashikohet që vranësirat të bëhen  më të dukshme në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat më të fokusuara do të jenë në skajin Verior – Veriperëndimor; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes POR mesdita sjell rritje të tyre duke u luhatur nga; -1°C temperatura më e ulët në Podujevë deri në 17°C do të jetë vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Gjilanit; Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.