Sunday, May 12, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Diel, 28 Prill 2024

Shqipëria Moti-E Diel, 28 Prill 2024

Depërtimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës në brigjet e Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites. NDERSA pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore POR nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit VIJOJNE të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 26 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor; kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments